10 startupet e para të cilat u përzgjodhën për tu bërë pjesë e Uplift Albania, akseleratorit inovativ sjellë në Shqipëri nga ICTSmedia, e nisën zyrtarisht rrugëtimin e tyre më 11 Nëntor me qëllimin për të identifikuar jo vetëm sfidat me të cilat përballen por edhe nevojat specifike të tyre.

Dua.com. Plexusvr, Moovy Food, Ipervox, Amargi, iAvokat, Orar.al, Addo Group dhe Game On janë startupet të cilët kapërcyen me sukses fazën finale të përzgjedhjes Selection Bootcamp përballë mentorëve, investitorëve, bizneseve dhe ekspertëve të teknologjisë me famë botërore për ti hapur rrugë një eksperience që do të lërë gjurmë në të ardhmen e tyre.

Më 13 Nëntor u mbajt workshopi i parë me mentorin e biznesit Tomas Penxa i cili përgatiti startupet për përcaktimin e objektivave KPI të cilat më pas do të përkthehen në caktimin e mentorëve ekspertë në segmentet që startupet kanë nevojë për tu përmirësuar.

Ky proces u përmbyll më datën 15 Nëntor ndërsa workshopi i parë nisi më 18 Nëntor ku morën pjesë Arjeta Dhima dhe Shkelzen Marku të cilët trajtuan tematikat e të folurit në publik dhe njohja e vlerës dhe konsumatorit.

Më 25 Nëntor në ambientet e Bankës Credins, një prej partnerëve kryesorë të Uplift Albania, u organizua workshopi i radhës me pjesëmarrjen e Elvis Zerva ekspert ligjor dhe Mirela Malka eksperte për pronësinë intelektuale.

Sesioni i parë udhëhequr nga Elvis Zerva u fokusua tek problemet që ligjore dhe rregullatore që mund të përballen startupet ndërsa sesioni i dytë udhëhequr nga Mirela Malka trajtoi problemet me pronësinë intelektuale dhe brendin.

Gjatë këtij workshopi me mbështetjen e EU for Innovation, Uplift Albania mirëpriti dy të ftuarë specialë, Apurv Mishra dhe Akash Mishra.

Apurv Mishra është një sipërmarrës 29 vjeçar serial, CEO i Zeus Protocol dhe ekspert lider në inteligjencën artificiale në San Francisco. Kompanitë e tij kanë grumbulluar 62 milionë dollarë investime dhe personalisht ka mentoruar themelues kompanish që kanë përfituar investime 1.8 miliardë dollarë. Akash Mishra shërben si jurist pranë Zeus Protocol ndërsa më përpara kishte punuar në një prej firmave ligjore lider në Indi Trilegal.

Pas workshopit startupet e Uplift Albania patën shasin e një rrjetëzimi informal me mentorë dhe të ftuar.

Uplift Albania nisi zyrtarisht misionin për mbështetur eksosistemin e startupeve në Shqipëri, Kosovë dhe Rajon në muajin Tetor dhe erdhi si një fryt i një bashkëpunimi të ngushtë me themeluesit e akseleratorit më të madh të Evropës Qendrore Uplift.

Më 50 aplikime nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme u dërguan pranë Uplift Albania deri më 3 Nëntor. Mbyllja e aplikimeve i hapi rrugë Boot-kampit të Përzgjedhjes që u organizua më 9 Nëntor nga ku dolën 10 startupet fituese.

Duke u bërë pjesë e Uplift Albania startupet mund të përfitojnë akses në 21 mentorë dhe investitorë si Peter Kolesar, Jaroslav Luptak, Michal Laco, Eva Simekova, Mary MacPherson, Martin Kujan, Tomas Penxa, Andrej Petrus, Jules Banning, Igor Madzov, Marek Lavcak, Milan Steskal, Ladislav Kossar, Shkelzen Marku, Patrik Fetahaj, Rafaela Rica, Diana Xhumari, Egzon Halili, Erëmal Bajrami, Arjodita Mustali, Marin Gjonaj dhe deri në 50,000 euro investim nga partnerët.

Uplift Albania u bë realitet falë bahskëpunimit të ngushtë mes ICTSmedia, SOVVA, SlovakAid, Banka Credins, Vodafone Albania, Albvision, Gjonaj Group dhe me mbështetjen e EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep, Vigan, Tegeteria, Kolegji Universitar Luarasi, ICTSlab dhe mediave PCWorld Albanian, CIO.al dhe SCAN TV.