Gjatë muajit Shtator, Uplift Western Balkans solli investitorë, sipërmarrës dhe ekspertë të fushave të ndryshme të biznesit për të ndarë përvojën dhe eksperiencën e tyre me 12 startupet që ju bashkuan programit të akselerimit.

Muaji Tetor solli ekspertët të parë të huaj me Peter Bruner nga Sllovenia i cili mentoroi startupet Uplift në workshopin e katërt për këtë edicion.

14 Tetor Kotryna Kurt, themeluese e kompanisë së konsultimit Linkedist e cila ndihmon bizneset të rriten duke shfrytëzuar fuqinë e marketingut të Linkedin, erdhi në Shqipëri për të biseduar për sipërmarrjen, lidershipin, shitjet dhe marketingun me startupet e Uplift.

Me fjalë të thjeshta brendi juaj, është reputacioni juaj dhe platforma më e madhe për këtë lloj prezantimi është Linkedin,” tha Katryna.

Ajo foli rreth ndërtimit të profileve profesionale në Linkedin dhe sesi të krijojnë lidhje të qëndrueshme dhe me vlerë në platformë.

Jewel Sparks u rikthye në Shqipëri në edicionin e katërt të Uplift Western Balkans duke moderuar një workshop më 3 Nëntor. CEO e BitHouse, Sparks është një ekzekutive e cila ka punuar në ambiente korporatash dhe startupesh në mbarë botën nga SHBA në Japoni dhe Gjermani për mëse 20 vite.

Në mënyrë që të kemi një strategji të mirë marketingu, fillimisht duhet të njihni tregun. Njohja e tregut është një detyrim në mënyrë që të ndërveproni me konsumatorët, të zbuloni problematika të reja dhe implementoni zgjidhje,” tha ajo.

Në workshopin e dytë të këtij muaji më 4 Nëntor, Reita Hackaj, një eksperte e marketingut dhe medias sociale me 10 vite eksperiencë, shpjegoi sesi startupet mund të prezantojnë brendin e tyre online më mirë apo sesi të përdorin kanalet e komunikimit online.

Brendi juaj është një person, dhe ju duhet të komunikoni përmes përmbajtjes që do të lidhet me këta njerëz me interesa të njëjta,” tha Reita gjatë workshopit.

Në 2012 Reita themeloi Senstylable dhe sot numëron mbi 2 milionë ndjekës në mbarë botën.

Edicioni i Katërt i Uplift Western Balkans

Uplift Western Balkans është themeluar me vizionin për ta shndërruar Ballkanin Perëndimor një prej ekosistemeve më tërheqës të startupeve të teknologjisë në Evropë dhe rritur shanset e tyre për sukses.

Shpërblime deri në 17 mijë euro cash për startupet më të mira, mentorim me mbi 50 ekspertë Shqiptarë dhe të huaj3 muaj program akselerimi dhe udhëtime studimore pranë ekosistemeve Evropiane të sipërmarrjes, inovacionit dhe teknologjisë në Sllovaki dhe Austri.

Më 16 Shtator 2022 nis zyrtarisht programi 3 mujor i akselerimit për të kurorëzuar rrugëtimin e startupeve më 21 Nëntor 2022 në Demo-Day.

Uplift Western Balkans mbështetet financiarisht nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” të financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UNICEF në Shqipëri.

Uplift Western Balkans është një program për Mbështetjen e Startupeve të organizuar në Shqipëri nga ICTSlab në partneritet me Venture Up në Kosovë dhe Ican në Maqedoninë e Veriut.

Uplift gëzon gjithashtu mbështetjen e një partneriteti të gjerë siç janë partnerët SwissEPEU4InnovationAlbvisionBashkia TiraneUniversiteti i PrishtinesUniversiteti i Evropes Juglindore në Tetovë e shumë partnerë të tjerë.