Uplift Albania, akseleratori i startupeve Shqiptare, pas një programi dy mujor akselerimi nën kujdesin e mentorëve më në zë nga Shqipëria, Rajoni dhe Evropa do të shpallë ditën e sotme fituesit e parë.

Nën kujdesin e ICTSmedia dhe SOVVA si dhe me mbështetjen e SlovakAid, Uplift Albania u bë akseleratori i parë në Shqipëri i cili u themelua me në mendje sipërmarrësit e rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Rajoni.

Të Hënën më 20 Janar 2020, nga ora 17:30 deri në 20:45 në pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” Salla e Re “Tonin Harapi” në momentin final të “Demo-Day” do të përzgjidhen fituesit në mesin e 8 startupeve që kanë qenë pjesë e programit të akselerimit: Plexusvr, Ipervox, Amargi, iAvokat, Orar.al, Addo Group dhe Game On.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduad Shalsi, Ambasadori Sllovak në Tiranë, z. Peter Spisiak; përfaqësues të partnerëve dhe mbështetësve të Uplift Albania si: CEO i Vodafone Albania z. Achilleas Kanaris, CEO i CIVITTA z. Peter Kolesar, CEO i Bankës Crendins Maltin Korkuti dhe investitorë engjëj si z. Peter Kolesar, Boris Zeleny, Marin Gjonaj, Eva Simekova, Eli Zhabevska Muratovska, dhe Stephen Kelly.

Demo-Day” është dita kur startupet e Uplift Albania do të vlerësojnë progresin e arritur prej tyre gjatë programit të akselerimit nën vëmendjen e mediave, partnerëve dhe mbështetësve të Uplift Albania dhe do të synojnë veçanërisht të rrëmbejnë vëmendjen e investitorëve engjëj.

Konsiderohet si dita kulminante e rrugëtimit 2 mujor të startupeve të Uplift Albania, pjesë e të cilës do të jetë një takim mes investitorëve me secilin prej startupeve gjatë aktivitetit Investor Connect. Secili startup do të mund të takojë investitorët në formatin “Speed Dating” përgjatë 7 minutave

Kësaj dite i kanë paraprirë mëse dhjetëra workshope teknike dhe takime të tjera të cilat kishin në fokus të identifikonin sfidat me të cilat startupet përballeshin dhe shndërrimin e tyre në histori suksesi.

Me tematika si vlerësimi i biznesit, marketingu i produktit, të folurit në publik, njohja e vlerës dhe konsumatorit, problemet ligjore dhe rregullatorë, pronësia intelektuale dhe rëndësia e brendit ishin disa prej workshopeve të cilat do ti orientonin startupet drejt krijimit të një produkt për të cilin tregu ka nevojë.

Në Uplift Albania aplikuan mëse 50 startupe nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme. 20 prej tyre u ftuan në fazën e përzgjedhjes njohur si “Selection Boot-Camp” ndërsa vetëm 10 kaluan me sukses këtë fazë për tu bërë pjesë e programit 6 javor të akselerimit.

Akseleratori Uplift Albania vjen në Shqipëri falë partneritetit të ngushtë të shtëpisë botuese ICTSmedia me organizatorët e akseleratorit më të madh të Evropës Qendrore Uplift.

Duke u bërë pjesë e Uplift Albania, startupet patën akses në 50+ ekspertë të industrisë, mëse 21 mentorë, deri në 50,000 euro investim përmes rrjetit të partnerëve dhe 3,000 euro çmim për startupin më të mirë që do të përzgjidhet në “Demo-Day”.

Uplift Albania nuk do të ishte i mundur pa partnerët e Banka Credins, Vodafone Albania, Albvision, Gjonaj Group Holdings dhe mbështetjen e EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep, Vigan, Tegeria, Kolegji Universitar Luarasi, ICTSlab dhe mediave PCWorld Albanian, CIO.al dhe SCAN TV.