Organizuar në Javën Global Entreprenuership, një festë për novatorë dhe themeluesit e startupeve e kompanive shumë të suksesshme, Uplift Albania ftoi në një takim virtual Tal Catran.

Kur njerëzit dëgjojnë fjalën startup, gjëja e parë që ju shkon në mendje është teknologjia. I ftuar për të elaboruar një dalje nga pandemia e koronavirusit për startupet, Tal Catran një mësues akseleratorësh e filloi takimin virtual me startupet e Uplift Albania duke shpjeguar diferencën mes një startupi dhe biznesi të vogël.

Rreziku që startupet ndërmarrin është më i lartë dhe kur 96% të thojnë se ke për të dështuar, atëherë puno më fort,” tha Catran.

Tal është një figurë e shquar e ekosistemit global të inovacionit. Ka themeluar 14 akseleratorë startupesh që prej 2012 në Izrael dhe jashtë vendit. Përgjatë viteve ai ka mirëpritur mëse 1,000 startupe në akseleratorët e tij.

Ai shërben këshilltar në disa borde të kompanive dhe startupeve teknologjike në fushat e sigurisë kibernetike, IT, AdTech, Retail, dronë, dhe siguri. Përfshirja e tij në qindra startupe, akseleratorë, inkubatorë, qendra inovacioni, parqe teknologjike shtrihet nga Izraeli, në Evropën Lindore dhe Azinë e Largme.

Ai i inkurajoi startupet të mos kenë frikë nga dështimi. “Ju kur haseni me një vështirësi, ju përballeni me të,” tha Tal.

Ku duhet të fokusohen startupet, cilët sektorë teknologjikë janë më të prekur nga pandemia, si të gjenerojmë financime dhe sesi të përdorin transformimin dixhital në avantazhin e tyre ishin pika e forta të diskutimit mes Tal dhe startupeve.

Ai solli eksperiencën e ekosistemit të startupeve në Izrael dhe startupet Izraelite ngritën 1.2 miliardë dollarë vetëm gjatë Shtatorit.

“Ne kemi jetuar në kohë të vështira dhe kjo na ka shtyrë drejt vetëmjaftueshmërisë dhe kjo ka prodhuar ide të reja,” tha Tal. Rruga drejt suksesit kalon nga dështimi, tha Ai.

Uplift Albania po shkon drejt muajit të tretë të trajnimeve dhe workshopeve me 12 startupet pjesë e programit të akselerimit. Themeluar në mbështetje të ekosistemit të inovacionit dhe startupeve, Uplift Albania gëzon mbështetje jo vetëm të një komuniteti të tërë por edhe aktorëve kryesorë të këtij ekosistemit si SOVVA, ICTSmedia, ICTSlab, SlovakAid, Vodafone Vodafone Business, Albision, EU for Innovation, Bashkisë Tiranë, Swissep, Huawei, EY, dhe mbulimin mediatik të PCWorld Albanian, CIO.al, ScanTV dhe GeekRoom.