Akseleratori i startupeve të Uplift Albania hyri në muajin e dytë të workshopeve dhe mentorimit me një eveniment rrjetëzimi me investitorë në 30 Tetor ku startupet treguan një energji të paprecedent pavarësisht distancës virtuale mes tyre për shkak të pandemisë së Covid-19.

Evenimenti “Bussines Breakfast with investors” solli bashkë fizikisht por edhe virtualisht startupet, investitorët engjëll, mentorët dhe përfaqësues të venture capital.

Ky takim u pasua nga një workshop i udhëhequr nga Barbara Fischer për ngritjen e financimeve nga startupet. Gjatë evenimentit startupet morën pyetje por edhe feedback nga investitorë lokalë por edhe nga vende të ndryshme të botës si Britania, Polonia, Turqia dhe rajoni.

Me një ekspertizë ndërkombëtare në zhvillim biznesi, më 5 Nëntor Fil Guijarro mbajti workshopin e radhës duke asistuar startupet e Uplift Albania në proceset e shitjes.

Një prej influencerëve dhe ekspertëve më të shquar të industrisë së marketingut dixhitale, teknikave të marketingut, blogimit dhe medias sociale, Reita Hackaj drejtoi workshopin e radhës duke u treguar startupe sesi të marrin maksimumin nga një strategji marketingu.

Në hyrje të muajit të tretë të programit të akselerimit, disa prej startupeve po grumbullojnë feedback, disa të tjerë po përmirësojnë metodat e aplikuara e të tjerë po rimodelojnë biznesin e tyre e së fundi ça po bëhen gati për finalizimin e produktit.

Mbi të gjitha startupet e Uplift Albania po zgjerojnë rrjetin e tyre të partnerëve, por negociojnë me investitorë dhe po përgatiten për hapin e radhës, zgjerimin e biznesit.

Falë partneri të çmuar të Uplift Albania SWISS EP u mundësua workshopi i radhës “Pitching & Pitch Deck” me ekspertin e fushës Peter Brunner i cili u realizuar virtualisht përmes platformës Zoom.

Uplift Albania ka hyrë në muajin e tretë të programit të akselerimit ndërsa startupet përgatiten për Janarin e madh dhe Demo-Day, ditën kur do të prezantojnë përballë një audience dhe panelin investitorësh arritjet e tyre gjatë 4 muajve workshope, takime, mentorime e trajnime intensive.

12 startupe janë përzgjedhur për të ndjekur edicionin e dytë të akseleratorit. Varg.io, FoodFilled, Neuroyouth, Wellnes+, Hermex, Maia, iNegotio, AlbBnb, Swipin, Crossplag, Udhë dhe Nutriprep.

Uplift Albania vjen si fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes ICTSmedia dhe SOVVA me mbështetjen financiare të SlovakAid dhe partneritetin e Vodafone Business, Albision, EU for Innovation, Bashkisë Tiranë, Swissep, ICTSlab, Huawei, EY, dhe mbulimin mediatik të PCWorld Albanian, CIO.al, ScanTV dhe GeekRoom.