Akseleratori i parë i startupeve themeluar në Shqipëri Uplift Albania hapi edicionin e tij të dytë me një grup prej 12 startupesh më 5 Tetor, dy ditë pas përzgjedhjes së fituesve në Selection Bootcamp.

Varg.io, FoodFilled, Neuroyouth, Wellnes+, Hermex, Maia, iNegotio, AlbBnb, Swipin, Crossplag, Udhë dhe Nutriprep janë startupet të cilat do të ndjekin programin 4 mujor të akselerimit me workshope, trajnime, mentorship, takime me investitorë potencialë.

“Rrugëtimi në Uplift” ishte workshopi i parë organizuar më 8 Tetor me startupet pjesëmarrëse të edicionit të dytë të Uplift Albania i cili kishte në fokus vlerësimi i startupeve.

Filloi me një prezantim të detajeve të programit duke ndarë me themeluesit çdo gjë që duhet të dinin për pjesëmarrjen në këtë akselerator nga workshopet tek sesione e mentorimit. Po gjatë këtij workshopi, çdo startup kishte një takime me trajnerët në mënyrë që të përcaktohej mentorimi i duhur nga ekspertët, objektivat kryesorë dhe indikatorët që tregojnë arritjet e startupeve gjatë programit.

Më 16 Tetor në workshopin e dytë udhëhequr nga trajnerët e biznesit Tomas Penxa, Kushtrim Shala, Driton Musolli, Sara Usinger dhe Meri Roboçi, startupet hynë në një proces intensiv mësimi, mentorimi dhe shkëmbimi të njohurive. Shkelzen Mark drejtoi workshopin Lead on Value Proposition ndjekur nga një diskutim i hapur me të ftuarit e një prej partnerëve të Uplift Albania SwissEP si Igor Madzov, Enea Mema dhe Eglence Bici në cilësinë e investirotëve engjëll.

Në workshopin e drejtuar nga Jules Banning më 22 Tetor, startupet u njohën me metodologjinë “Lean Startup” dhe “Lean Canvas.” Ekipet mësuan sesi të ndërtojnë dhe drejtojnë startupet e tyre  dhe sesi të testojnë modelin e biznesit. Duke përdorur “Lean Canvas” startupet me lehtësi tani janë të aftë të shpjegojnë idenë e tyre përballë mentorëve, partnerëve dhe investitorëve.

Uplift Albania është një akselerator i themeluar në Tiranë nga shtëpia botuese ICTSmedia në bashkëpunim me SOVVA dhe mbështetjen e SlovakAid. Sivjet në edicionin e dytë, mëse 50 ekspertë, mentorë, trajnerë dhe investitorë do të shoqërojnë dhe mbështetin startupet drejt finales së Janarit në “Demo-Day.”

Plot 40 startupe aplikuan për tu bërë pjesë e Uplift Albania dhe vetëm 12 prej tyre kaluan me sukses fazën e përzgjedhjes. Uplift Albania vjen si fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes ICTSmedia dhe SOVVA me mbështetjen financiare të SlovakAid dhe partneritetin e Vodafone Business, Albision, EU for Innovation, Bashkisë Tiranë, Swissep, ICTSlab, Huawei, EY, dhe mbulimin mediatik të PCWorld Albanian, CIO.al, ScanTV dhe GeekRoom.