Edicioni i katërt i akseleratorit më të madh të startupeve në Ballkanin Perëndimor Uplift Western Balkans filloi programin e akselerimit më 16 Shtator 2022.

12 startupe dolën nga Selection Bootcamp organizuar në datat 8-10-12 Shtator në Prishtinë, Tiranë dhe Gostivar respektivisht.

Organizuar nga ICTSmedia në Shqipëri, VentureUP në Kosovë dhe ICANN në Maqedoninë e Veriut, Uplift Western Balkans është akseleratori i parë i startupeve themeluar në Shqipëri në 2019-ën me mbështetjen e SOVVA dhe SlovakAid.

Uplift Western Balkans mbështetet financiarisht nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” të financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UNICEF në Shqipëri.

Workshopi i parë i këtij edicioni u mbajt më 16 Shtator me pjesëmarrjen e Kushtrim Xhakli, drejtor ekzekutiv i kompanisë Connected Inventions, një kompani Finlandeze e cila prodhon dhe zhvillon pajisje IoT me efikasitet të lartë dhe zgjidhje bazuar në teknologjinë Sigfox.

Ai ndau eksperiencat personale dhe këshilla lidhur me sfidat dhe pengesat me të cilat mund të përballen startupet në të ardhmen.

23 Shtator Uplift Western Balkans mirëpriti Admir Berbiu, një investitor, sipërmarrës dhe partner në Tangent Line. I edukuar në inxhinieri dhe biznes, Admir ndau informacione të thelluara lidhur me botën e investiroëve bazuar në eksperiencat e tij si dhe këshilla sesi tu afrohen investitorëve.

30 Shtator erdhi workshopi i tretë me të ftuar Eneid Lika, një profesionist shitjesh me eksperiencë të gjerë në industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri. Gjatë takimit me startupet ai foli për hapa të rëndësishëm që startupet duke të ndjekin lidhur me shitjet dhe rritjen.

Startupet gjithnjë duhet të kenë në konsideratë nevojën për një qasje ndryshe ndaj konsumatorëve krahasuar me shumicën e njerëzve,” tha ai gjatë prezantimit.

6 Tetor në Uplift Western Balkans ishte i ftuar eksperti Slloven Peter Bruner, një lider ekipi, vizionar dhe zhvillues biznesit me eksperiencë të gjerë në industrinë e startupeve. Ai shpjegoi sesi startupet mund të mbajnë investitorët pa dhënë çdo informacion dhe ndau disa këshilla sesi të menaxhojnë situata të ndryshme me të cilat startupet mund të përballen në të ardhmen.

Workshopet e Uplift Western Balkans do të vijojnë gjatë muajit Tetor duke përgatitur startupet për Nëntorin ku zë vend finalja e madhe e akseleratorit të startupeve Uplift Demo-Day.

Edicioni i Katërt i Uplift Western Balkans

Uplift Western Balkans është themeluar me vizionin për ta shndërruar Ballkanin Perëndimor një prej ekosistemeve më tërheqës të startupeve të teknologjisë në Evropë dhe rritur shanset e tyre për sukses.

Shpërblime deri në 17 mijë euro cash për startupet më të mira, mentorim me mbi 50 ekspertë Shqiptarë dhe të huaj3 muaj program akselerimi dhe udhëtime studimore pranë ekosistemeve Evropiane të sipërmarrjes, inovacionit dhe teknologjisë në Sllovaki dhe Austri.

Më 16 Shtator 2022 nis zyrtarisht programi 3 mujor i akselerimit për të kurorëzuar rrugëtimin e startupeve më 21 Nëntor 2022 në Demo-Day.

Uplift Western Balkans mbështetet financiarisht nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” të financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UNICEF në Shqipëri.

Uplift Western Balkans është një program për Mbështetjen e Startupeve të organizuar në Shqipëri nga ICTSlab në partneritet me Venture Up në Kosovë dhe Ican në Maqedoninë e Veriut.

Uplift gëzon gjithashtu mbështetjen e një partneriteti të gjerë siç janë partnerët SwissEPEU4InnovationAlbvisionBashkia TiraneUniversiteti i PrishtinesUniversiteti i Evropes Juglindore në Tetovë e shumë partnerë të tjerë.