Ndërsa progresi i startupeve nuk po ndalet duke hedhur dita ditës hapa të rinj drejt suksesit, më shumë ekspertë po japin kontributin e tyre për tu siguruar të gjitha aftësitë e që u duan për të kapërcyer sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

Uplift Albania përzgjodhi 12 startupe për të ndjekur programin 4-mujor të akselerimit të cilët do të synojnë finalen e madhe Demo-Day. Më 3 Dhjetor workshopi i radhës u drejtua nga zj. Eva Simekova, CEO dhe Associate Partner në Civitta e cila ndau ekspertizën e saj mbi Financat dhe Investimet.

Çfarë duhet të shmangin startupe dhe cilat janë gabime më të shpeshta që ato bëjnë ishte fokusi i bisedës mes zj Simekova dhe startupeve. Ajo identifikoi problemet që startupet hasin sa i përket aspektit financiar, një takim online mjaft interaktiv ku nuk munguan diskutimet, mësimet e reja dhe qartësimi i koncepteve të rëndësishme.

Si të gjeni financime për startupin ishte tema që u trajtua më 10 Dhjetor nga eksperti i fushës z. Jaroslav Leitmann nga Civitta International. Ai ju mësoi startupeve teknika dhe ju dha këshilla sesi të tërheqin investitorë privatë por edhe grante publike si grantet e ofruara nga Bashkimi Evropian.

Uplift Albania ka hyrë në muajin e tretë të trajnimeve dhe workshopeve. Programi i akselerimit i cili filloi më 5 Tetor shikoi të mbahen

dhjetëra workshope të cilat do të vijojnë deri në finalen e Demo-Day.

Varg.io, FoodFilled, Neuroyouth, Wellnes+, Hermex, Maia, iNegotio, AlbBnb, Swipin, Crossplag, Udhë dhe Nutriprep janë startupet të cilat do të ndjekin programin 4 mujor të akselerimit.

Uplift Albania është një akselerator rajonal themeluar në Tiranë si fryt i një partneriteti të ngushtë mes SOVVA, ICTSmedia dhe mbështetjen financiare të Slovak Aid.

Në edicionin e dytë akseleratori gëzon mbështetjen e partnerëve si Vodafone Business, Albision, EU for Innovation, Bashkisë Tiranë, Swissep, ICTSlab, Huawei, EY, dhe mbulimin mediatik të PCWorld Albanian, CIO.al, ScanTV dhe GeekRoom.