Rrugëtimi i gjatë katër mujor i një pune, përkushtimi dhe përpjekjesh të shumta të startupeve të edicionit të katërt të Uplift Western Balkans arriti destinacionin e tij përfundimtar më 21 Nëntor në finalen e madhe të Demo-Day.

Përballë një audience prej mëse 250 pjesëmarrësish dhe një panel jurie përbërë nga investitorë të shquar, sipërmarrës të suksesshëm, donatorë, engjëj biznesi, ekspertë nga industri lider nga Shqipëria, Rajoni dhe Evropa Qendrore, 10 startupet e Uplift Albania u ngjitën në skenën e Demo-Day për të ndarë historitë e tyre inovative dhe misionin për të sjellë produkte dhe eksperienca unike në tregjet e Ballkanit Perëndimor.

Një produkt i një bashkëpunimi të ngushtë mes aktorëve kyç institucionalë dhe privatë të industrive dhe ekosistemit të startupeve në rajon, organizuar nga ICTSmedia në Shqipëri, VentureUP në Kosovë dhe ICANN në Maqedoninë e Veriut, Uplift është dizajnuar për të inspiruar themeluesit e startupeve, rritur ekspozimin e tyre, siguruar akses në burime të reja dhe krijuar lidhje mes industrive në Ballkanin Perëndimor.

Demo-Day filloi me një event të veçantë dhe të mbyllur për startupet finaliste të Uplift Western Balkans quajtur Investor Connect: Speed Dating with Investors. Për mëse një orë, secili prej 10 startupeve u takua fizikisht për 7 minuta me investitorë, engjëj biznesi dhe donatorë nga rajoni dhe Evropa të cilët erdhën në Shqipëri posaçërisht për t’ju bashkuar kësaj ngjarjeje.

Ndërsa po vija në këtë sallë të bukur, kujtoj ditën e parë që themeluam Uplift dhe ishte një kujtim nga Keith Ippel nga Bordi i Këshilltarëve të SwissEP i cili më pyeti mua: Sa fëmijë ke? Unë ju përgjigja se jam baba i dy fëmijëve. Ai tha përgatitu sepse nga dita e sotme do të kesh shumë më tepër fëmijë, sepse startupet do të bëhen familja jote. Sot kemi 28 fëmijë,” tha z. Kushtrim Shala, bashkëthemelues i ICTSmedia, në fjalën e tij hapëse.

Uplift është padyshim një komunitet i veçantë, ca të rinj, e ca më në moshë, ca ende në shkollë e të tjerë me tituj e doktorata.”

60 startupe dhe 79 themelues aplikuan për tu bërë pjesë e këtij edicioni, ndërsa 10 prej tyre u pranuan në programin e akselerimit pasi kaluan testin e Selection Bootcamp. Më shumë sesa një moment i ndarjes së çmimeve të mëdha, Uplift Demo-Day është një shpërfaqje e ndikimit dhe mundësive që startupet dhe ekipet e çdo fushe të orientuara nga teknologjia kanë sjellë nëpër sektorë të ndryshëm të industrisë në Ballkanin Perëndimor.

Në thirrjen tonë të parë kemi mbështetur 58 projekte, 29 startupe dhe 29 facilitators dhe një prej tyre është ICTSlab me programin Uplift. Jam shumë entuziaste që e kam ndjekur këtë ngjarje gjatë gjithë këtyre muajve dhe shumë e lumtur që kemi shpenzuar paratë e taksapaguesve Shqiptarë në mënyrë kaq të përgjegjshme. Shoh të rinj të cilët motivohen në javët e para me një ide, në muajt e ardhshëm me një prototip dhe vitin e ardhshëm me shumë mundësi do të jenë në treg të gatshëm për investime lokale dhe të huaja,” tha Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali për ligjin e startupeve i cili hyri në fuqi këtë vit.

Uplift Western Balkans mbështetet nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri dhe organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” financuar nga Qeveria Italiane dhe implementuar nga UNICEF Albania.

Në katër muajt e fundit, 10 startupet të cilat kaluan me sukses testin e Selection Bootcamp:Kanah.alCodonEco Solution ResearchFleetONConsciESGRecro Thrift StoreBe My Safety nga AlcodersKnowledge BitsMaitriVR dhe Mirjana Josifoska përparuan përmes një kurrikule mentorimi nga ekspertë të industrisë, mbështetjeje individuale duke i përgatitur ata për ngritje investimesh, testime prototipesh dhe përshpejtimin e adoptimit të teknologjive dhe produkteve të tyre përmes 11 workshopeve dhe udhëtimeve studimore në ekosistemet Evropiane të inovacionit dhe sipërmarrjes.

Nuk ka të bëjë më shumë se çfarë blejmë, më tepër sesa çfarë arrijmë të krijojmë,” tha zj. Anuela Ristani, zëvendës kryetare e Bashkisë Tiranë. Drejtuar startupeve dhe audiencës tha se ajo çfarë bën diferencën tek një startup i suksesshëm është konteksti mbi të cilin aplikon zgjidhjen.

Gjatë katër muajve startupet u mentoruan nga ekspertë Shqiptarë dhe të huaj, nga rajoni dhe Evropa të cilët vinin nga industri dhe fusha të ndryshme si sipërmarrja, investimet, startupet, lidershipi, marketingu, media sociale, komunikimi online dhe brandimi.

Fjala ime për çdo të ri: Ju punoni shumë dhe duket sikur rezultatet nuk po vijnë ende. Edhe nëse nuk shihni një rezultat të menjëhershëm, mbani mend se jetoni në një komunitet. Ju nuk na shihni, por ne po ju mbështesim”, tha zonja Lucia Cucciarelli, Drejtuese e Zyrës për Bashkëpunim Arsimor pranë Ambasadës Italiane në Tiranë.

Katër çmime të mëdha ishin rezervuar këtë mbrëmje për startupet më të mira por edhe surpriza.

Është një ndjesi e veçantë të jesh këtu dhe çdo herë që gjej veten pranë këtyre mendjeve kreative, ju them liderëve të ekosistemeve të startupeve se ju po krijoni zgjidhjet e së nesërmes me mendësi të së ardhmes,” tha zj. Edina Kozma, zëvendës përfaqësuesja e UNICEF Albania.

Startupet e Uplift Western Balkans filluan prezantimet e tyre për 3 minuta ndjekur nga 3 minuta pyetje nga juria e cila përbëhej nga: Eli Zhabevska, drejtore në South Central Ventures; Kamen Bankovski, drejtor në Vitosha Venture Partners; Ardian Hoxha, sipërmarrës serial, investitor; Edina Kozma, zëvendës përfaqësuese e UNICEF në Shqipëri dhe Martin Bjergegaard, sipërmarrës serial i kthyer në investitor startupesh.

Një eveniment paralel pasoi prezantimet ndërsa juria u mblodh për të vlerësuar prezantimet e startupeve. Stoyan Yankov, një trajner produktiviteti me misionin për të fuqizuar liderët e biznesit dhe sipërmarrësit, në skenën e Demo-Day trajtoi temën “E vërteta jo-seksi për suksesin e startupeve.”

Gjatë prezantimit të tij ai tha se mentorë mund të jenë edhe njerëz që nuk ju drejtohen juve si librat, podcastet apo audiolibrat. Pyetja është a mund ta rrethoj veten me fitimtarë, me sipërmarrës të suksesshëm, themelues dhe mentorë.

Shpallja e fituesve të edicionit të katërt të Uplift Western Balkans

Startupet e këtij edicioni vinin nga disa industri si e-commerce, cloud, dizajn, fintech, agritech, data science, teknologji shëndeti dhe energji të rinovueshme.

Startupe që aspirojnë për të ripërcaktuar integrimin e ESG për investitorët dhe kompanitë, platforma që ju mundësojnë institucioneve të shëndetit të rrisin performancën, dizajner të cilët krijojnë aksesorë nga mbetje tekstile, dyqane që shesin produkte të përdorura të kuruara nga komuniteti Rom, një platformë librash dixhitalë, aplikacione të realitetit virtual, një produkt për vizualizimin e të dhënave për bizneset e-commerce, platforma cloud për menaxhimin e flotave të kompanive që japin makina me qira, aplikacione sigurie dhe një zgjidhje ECO ishin zgjidhjet të cilat startupet e Uplift Western Balkans ju kishin dhënë sfidave me të cilat përballen çdo ditë.

  • Juria e Uplift Western Balkan shpalli fitues të çmimit të parë me vlerë 1 milionë lekë startupin Recro.
  • Fitues i çmimit të dytë me vlerë prej 500 mijë lekë u shpall dizajnerja nga Maqedonia e Veriut, Mirjana Josifoska.
  • Çmimi i tretë shkoi për aplikacionin e shëndetit Codon me vlerë prej 300 mijë lekë.
  • Ndërkaq ConsciESG u shpall fitues i çmimit të katërt me vlerë 200 mijë lekë.
  • Recro, KnowledgeBits dhe Eco Solution Research iu akordua Çmimi HL Branding Award.

Uplift Western Balkans është mbështetur financiarisht nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” të financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UNICEF në Shqipëri.

Uplift Western Balkans është një program për Mbështetjen e Startupeve të organizuar në Shqipëri nga ICTSlab në partneritet me Venture Up në Kosovë dhe Ican në Maqedoninë e Veriut.

Uplift gëzon gjithashtu mbështetjen e një partneriteti të gjerë siç janë partnerët SwissEPEU4InnovationAlbvisionBashkia TiranëUniversiteti i PrishtinësUniversiteti i Evropës Juglindore në Tetovë e shumë partnerë të tjerë.