Nga data 19-24 Tetor startupet e Uplift Western Balkans u bënë pjesë e një udhëtimi 5 ditor në Sllovaki në kuadër të programit Bridge2EU.

Organizuar nga ICTSmedia dhe hostuar nga CIVITTA në Sllovaki, një axhendë e ngjeshur plot aktivitete dhe shkëmbim eksperiencash shoqëroi startupet e edicionit të katërt të Uplift.

Bridge2EU është një program i ndërtuar për startupet teknologjike duke ju krijuar mundësi për të eksploruar ekosistemet Evropian të inovacionit.

Udhëtimi u bë i mundur falë mbështetjes financiare të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe u organizua në kuadër të Projektit “Qëndro” financuar nga Qeveria Italiane dhe implementuar nga UNICEF Albania.

Nga dita e Marte në të Enjten, ICTSmedia dhe CIVITTA kishin organizuar një axhendë plot me workshope në fushën e investimeve, prezantimit të ideve dhe startup roasting me disa prej investitorëve më të shquar në Sllovaki.

Workshopi i parë me tematikë “Hyrje në Peizazhin e Investimeve” u mbajt ditën e Enjte 20 Tetor 2022 nga Michal Laco i CIVITTA. Pjesë e këtyre workshopeve ishin 17 pjesëmarrës nga startupet, mentorët dhe stafi i Uplift Western Balkans.

Po gjatë ditës së Enjte vijuan workshopet me Martin Bansky me temë “Perspektiva e Investitorëve: Si i shikojnë investitorët startupet gjatë fazës së investimit.”

Principet kryesore gjatë kërkimit të investimeve” ishte tematika që trajtoi Eva Simekova dhe Martin Vesely në ambientet e CIVITTA në Bratislavë ndërsa dita e parë e takimeve u mbyll me temën “Peizazh Amerikan i Investimeve” udhëhequr nga Mary MacPherson.

Dita e dytë e workshopeve më 21 Tetor 2022 filloi me temën “Si të jesh i qartë kur formuloni idenë tuaj të biznesit” nga Ben Gwillim dhe u përmbyll me workshopin “Si të shmangen gabimet e zakonshme gjatë ndërveprimit me investitorët” nga Andrej Dula.

Histori jo vetëm suksesi por edhe dështimi nga disa prej sipërmarrësve më guximtar të ekosistemit Sllovak.

Nga e Premtja deri të Dielën startupet e Uplift Western Balkans u bënë pjesë e një programi të shkëmbimit të eksperiencave me Climathon Bratislava.

Më shumë se 200 pjesëmarrës erdhën në Climathon Bratislava nga Sllovakia dhe Evropa për të punuar me qëllimin e përbashkët të përmirësimit të jetës në Bratislavë dhe shndërrimin e saj në një qytet më inovativ dhe të qëndrueshëm.

30 ekipe punuan ditë dhe natë ndërsa 35 mentorë nga sektorë dhe kompani të ndryshme erdhën për tu sfiduar dhe mbështetur idetë të cilat sfidonin probleme reale me të cilat përballej qyteti.

Evenimenti simotër Climathon Tirana do të mbahet më 28-30 Tetor.

Për herë të parë programi Bridge2EU erdhi në Shqipëri në Tetor të 2021 i ndërtuar për të mbështetur kompanitë e reja në fushën e teknologjisë të fitojnë akses në financime, partnerë të mundshëm.

Edicioni i Katërt i Uplift Western Balkans

Më 16 Shtator Uplift Western Balkans filloi programin e akselerimit me workshopin e parë. Gjatë tre muajve startupet u mentoruan nga ekspertë Shqiptarë dhe të huaj, nga rajoni dhe Evropa të cilët vinin nga industri dhe fusha të ndryshme si sipërmarrja, investimet, startupet, lidershipi, marketingu, media sociale, komunikimi online, brandimi, etj.

Workshopet u moderuan nga Peter BrunnerJewell SparksAdmir BerbiuEneid LikaKushtrim XhakliKotryna Kurt, Reita Hackaj dhe Henrik Lezi.

Uplift Western Balkans mbështetet financiarisht nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” të financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UNICEF në Shqipëri.

Uplift Western Balkans është një program për Mbështetjen e Startupeve të organizuar në Shqipëri nga ICTSlab në partneritet me Venture Up në Kosovë dhe Ican në Maqedoninë e Veriut.

Uplift gëzon gjithashtu mbështetjen e një partneriteti të gjerë siç janë partnerët SwissEPEU4InnovationAlbvisionBashkia TiranëUniversiteti i PrishtinësUniversiteti i Evropës Juglindore në Tetovë e shumë partnerë të tjerë.